INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Britania në dilemë? Brexit-i mund të mos ndodhë më

Britania në dilemë? Brexit-i mund të mos ndodhë më

Publikuar më: 10:23 31-12-2018

Një paralajmërimi i fortë vjen nga një anëtar i qeverisë së Theresa May-t, Ministri i Tregtisë me Jashtë, Liam Fox, tha se Brexit-i mund të mos ndodhë më. Ai ka deklaruar se nëse marrëveshja e kryeministres nuk votohet në Parlament muajin e ardhshëm, mundësitë që shkëputja e Britanisë nga Bashkimi Evropian të mos realizohet kurrë janë 50 me 50.

Mbretëria e Bashkuar duhet të dalë nga blloku 29 marsin e vitit 2019, por rruga e largimit ka qenë e vështirë dhe në pengesën e fundit madhore është kthyer pikërisht ujdia e negociuar prej May-t me krerët e Bashkimit Evropian.
Marrëveshja duhet të ishte kaluar në Parlament që në dhjetor, por shefja e ekzekutivit vendosi ta shtynte kur u bë e qartë se pakti nuk do të merrte mbështetjen e shpresuar.

Article Logic
Execution time: 0.0042459964752197