INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Do doja të mos isha larguar edhe pse...'', Jonida Shehu flet për largimin e saj nga Top-i

''Do doja të mos isha larguar edhe pse...'', Jonida Shehu flet për largimin e saj nga Top-i

Publikuar më: 16:57 15-01-2018

Largimi i Jonidës nga Top-i, bëri goxha zhurmë mediatike. Ajo vendosi të largohet nga Top Channel pasi u gjobit me një shumë prej 1500 eurosh.

Kjo gjobë erdhi nga drejtuesit e televizionit menjëherë pas intervistës së bujshme që i bëri Rezarta Shkurtës më 11 tetor në “Pasdite në Top Channel”, me pretekstin se ishte një publicitet që i bëhej biznesit të Shkurtes dhe për këtë arsye ajo duhet të kishte paguar.

Mesa duket Jonida ka vendosur ta thyej heshtjen, ne lidhje me këtë situatë të krijuar, duke folur për largimin e saj.

E ftuar tek “Kush vjen për drekë”, Shehu pranoi se nuk ishte zgjedhja e saj të largohej nga një televizion aq i madh, dhe tha se po të ishte për të, do të ishte akoma aty, duke prezantuar “Pasdite në Top Channel”.

E pyetur nga Arjola Shehu nëse është penduar që u largua, Jonida u përgjigj:

“Jo, nuk jam penduar. Do të doja të mos isha larguar, por nuk kisha zgjidhje tjetër.”

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719