INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djema mblidhni mendjen! Këto janë 10 gënjeshtrat që ju thonë femrat

Djema mblidhni mendjen! Këto janë 10 gënjeshtrat që ju thonë femrat

Publikuar më: 23:00 17-12-2017

Ne të gjithë e dimë se njerëzit nuk janë perfekt. Dhe gënjeshtrat janë pjesë e jona, qofshin këto të bardha apo gënjeshtra të mëdha. Disa i themi sa për të dalë nga situata, disa të tjera nga inati. Intv.al ju sjell 10 gënjeshtrat që femrat u thonë partnerit të tyre!

1-Për 5 minuta jam gati
Thjesht uluni diku dhe rrini në telefon se e keni të kotë. Me siguri do të vonohet 30 minuta, mos më shumë.

2-Më duhet të ble vetëm një gjë në dyqan
Asaj mund t’i duhet vetëm një gjë, por vjen në shtëpi me 10 të tjera.

3-Po, mund të dalësh me shokët
Ajo sigurisht që dëshiron të jetë me ty, por do ndihet fajtore nëse të thotë jo.

4-Nuk dua të më blesh asgjë për ditëlindje
Mos u mashtroni, është thjesht një “viktimizim” i saj.

5-Nuk kushtoi shtrenjtë (Për një produkt që ka blerë)
Sigurisht që nuk ka blerë atë që kushton më pak, as çmimin e mesëm, por ka anuar pak nga më e shtrenjta.

6-A më bën ky fustan të dukem e shëndoshur? Më trego të vërtetën!
Ajo e di të vërtetën, por do që ta komplimentesh

7-Po, më duhet kjo (Për një produkt gjatë shopping-ut)
Nëse thotë më duhet, ajo nënkupton që dëshiron ta marrë, i pëlqen ai produkt

8-Me të vërtetë? Është në rregull.
Përkthimi: Ju keni thënë diçka ofenduese dhe dhe ajo dëshiron që ta kuptoni vetë atë.

9-Jam mirë
Mos e besoni gjithmonë, por “investigoni” në sjelljen e saj.

10-Nuk kam uri
Varet se në çfarë ambienti jeni dhe në shoqërinë e kujt jeni. Pra nëse jeni me prindërit tuaj, apo me shoqërinë, ka shumë gjasa që ajo të thotë se s’ka uri.

Article Logic
Execution time: 0.0035078525543213