INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur ishin shokë të ngushtë, por shihni si FERO e injoron MOZZIK-un sot! [FOTO]

Dikur ishin shokë të ngushtë, por shihni si FERO e injoron MOZZIK-un sot! [FOTO]

Publikuar më: 17:23 31-05-2018

Fero është një nga reperët më IN të momentit i cili ka bërë të gjitha mediat e rrjetet sociale të flasin për të. Ai ka lançuar disa këngë të cilat janë dëgjuar shumë dhe janë pëlqyer nga publiku, por edhe nuk i ka shpëtuar skandaleve.

Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘NIN’ ku ashtu si në çdo dalje, theksoi se është reperi më i mirë, por komentoi edhe reperat e tjerë. Fero është vendosur përpara disa fotove ku shfaqeshin reperët më të njohur në vend si Ledri, Noizy, Unikkatil por edhe Mozzik.

Në momentin që në ekran është shfaqur fotografia e Mozzik, Fero është ndalur për një moment dhe ka thënë ‘pas’ dhe nuk ka dhënë asnjë koment për suksesin dhe këngët e tij, duke e injoruar atë publikisht.

Siç dihet ai dhe Mozzik më përpara kanë qenë pjesë e një labeli muzikor ‘On Records’, dhe shiheshin shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit, madje Mozzik ishte pjesë e klipit të tij muzikor “A pe din qysh”.

ass.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0033140182495117