INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dibër, tentojnë t'i grabisin shtëpinë, i riu përleshet me autorët

Dibër, tentojnë t'i grabisin shtëpinë, i riu përleshet me autorët

Publikuar më: 16:29 15-07-2018

Një i ri është plagosur me tre plumba, pasi është përleshur me disa persona që tentuan t’i grabisinin banesën.

Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e shtetasit Adraman Selishtes, në Peshkopi.

Sipas policisë, personat kanë thyer dyert e banesës me qëllim grabitjen, por djali i shtëpisë, Arsen Selishta është përleshur me grabitësit duke u plagosur me tre plumba.

I plagosuri u dërgua në spital nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035867691040039