INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhuna ndaj deputetes që ndezi ‘gjakrat’ e politikës. Rrëfehet Floida Kërpaçi

Dhuna ndaj deputetes që ndezi ‘gjakrat’ e politikës. Rrëfehet Floida Kërpaçi

Publikuar më: 17:26 19-12-2017

Ajo u dhunua, e gjaku i saj ka ndezur gjakrat e politikës. Bëhet fjalë për deputeten e LSI Floida Kërpaçi, e cila mori vëmendjen maksimale një ditë më parë në protestën e opozitës kur u shfaq e gjakosur në oborrin e parlamentit. Por vetëm sot rrëfen se si e mësuan dhe si reaguan prindërit e saj.
Floida Kërpaçi:
“Mami dhe babi u tmerruan, më telefonuan disa herë ndërsa unë po jepja deklaratë për shtyp”.
E pas kësaj ngjarjeje si e mendon të ardhmen e saj politike, por dhe sugjerimi që i dhanë prindërit.
Floida Kërpaçi:
“Prindërit më kanë mësuar që mos të dorëzohem”.
Megjithëse thotë se u dhunua nga policia Kërpaçi thotë se për momentin ka vendosur që mos të bëjë kallëzim pranë organeve të drejtësisë.
Floida Kërpaçi:
“Për momentin kamë vendosur që nuk do bëj kallëzimi”.
në një intervistë por IN Tv Kërpaçi thotë se dhuna e policisë vijoj edhe në parlament nga deputetët e shumicës, e kjo sipas saj është e patolerueshme.
Floida Kërpaçi:
“Dhunë kam ndjerë dhe në Parlament nga deputete dhe deputetë të mazhorancës”.

Article Logic
Execution time: 0.0032517910003662