INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetët e rinj të LSI-së u betuan në Kuvend, Kryemadhi: Sot ata kanë frikë…

Deputetët e rinj të LSI-së u betuan në Kuvend, Kryemadhi: Sot ata kanë frikë…

Publikuar më: 13:28 05-03-2019

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka cilësuar kryeministrin Rama një kriminel, vrasës dhe të çmendur.

Gjatë protestës së opozitës para Parlamentit, ajo i bëri thirrje Ramës që të mos urdhërojë më policinë që të shkelë ligjin. Me tej ajo foli edhe për 4 deputetët e LSI që u betuan në Kuvend, pas djegies së mandateve të deputetëve paraardhës.

“Ata deputetë që u betuan sot, më shumë se kurrë kanë frikë. Ata nuk përfaqësojnë partitë politike. Secili nga ne përfaqëson një familje shqiptare. Sot ne jemi këtu e do jemi gjithnjë. Nuk do dorëzohemi asnjëherë. Rama dështoi me policinë, kur policia pranon vetë që ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar qytetarët e saj. Të rrethosh motrat e vëllezërit e tu, ose je kriminal e vrasës, ose je i çmendur. Ky njeri i ka të dyja. Ai ka një problem, nuk i do qytetarët e tij; ne na dhimbset Rama dhe familjarët e tij, por ne s’mund të lejojmë që Rama mes krimit të organizuar të bëjë si të dojë me Shqipërinë”, u shpreh Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828