INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Opozita e re’’, një tjetër kandidate nga LSI dorëzon formularin në KQZ

‘’Opozita e re’’, një tjetër kandidate nga LSI dorëzon formularin në KQZ

Publikuar më: 13:33 05-03-2019

Edlira Hyseni është emri më i ri që i bashkohet listës së kandidatëve, të cilët kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, procedurë që vijon më pas me marrjen e mandatit.

Gjithashtu Hyseni është dhe këshilltare në Këshillin Bashkiak të Durrësit nën logon e LSI-së.

Duke iu bashkuar deputetëve të tjerë të cilët kanë pranuar mandatet e djegura nga paraardhësit e tyre të Partisë Demokratike, numri i kandidatëve që pritet t’i bashkohen Kuvendit shkon në 10.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032479763031006