INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Demet Ozdemir dhe Can Yaman marrin shumat marramendëse për intervistën në emisionin italian, ja cili u pagua më shumë!

Demet Ozdemir dhe Can Yaman marrin shumat marramendëse për intervistën në emisionin italian, ja cili u pagua më shumë!

Publikuar më: 18:31 21-10-2020

Can Yaman dhe Demet Ozdemir të njohur nga rolet e tyre si Xhan dhe Sanem në serialin “Erkenci kus”, së fundmi shkuan në Itali sit ë ftuar në programin Verissimo, një nga programet më të ndjekur.

Sipas mediave turke, aktorët janë paguar për të marrë pjesë në këtë program të prezantuar nga Silvia Toffanin.

Demet Ozdemir është paguar me 30 mijë euro ndërsa Can Yaman me 50 mijë euro.

Kujtojmë që Can Yaman po bën namin në Itali dhe fansat italianë po çmenden pas aktorit.

Kjo duket të jetë edhe arsyeja pse ai është paguar më shumë se Demet.

Can tashmë e ka kthyer Italinë si shtëpinë e tij të dytë duke udhëtuar shpeshherë për shkak të ofertave dhe intervistave të shumta.

Article Logic
Execution time: 0.0026001930236816