INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Degradon përplasja brenda UT. Dekanët kërkojnë 'kokën' e Konit[VIDEO]

Degradon përplasja brenda UT. Dekanët kërkojnë 'kokën' e Konit[VIDEO]

Publikuar më: 19:29 15-02-2018

Përplasja mes rektoratit të Universitetit të Tiranës dhe Bordit Administrativ të tij ka përfunduar me një kërkesë për shkarkimin e Rektorit Mynyr Koni. Drejtuesit e katër fakulteteve, atij të Drejtësisë,Ekonomikut, Shkencave Sociale dhe fakultetit të Gjuhëve të Huaja i kërkojnë ministres Lindita Nikolla shkarkimin e Konit.
“Mbas përpjekjesh të shumta, diskutimesh të gjata dhe një morie të pafund shkëmbimi shkresor me Rektorin e Universitetit të Tiranës, Zotin Mynyr Koni kemi arritur në përfundimin se vazhdimësia e mëtejshme e tij në detyrë është në dëm të interesave të zhvillimit të Universitetit të Tiranës. Në Këto 17 muaj të administrimit të Universitetit kemi konstatuar shkelje të rënda dhe të vazhdueshme ligjore në veprimtarinë e Rektoratit të Universitetit të cilat kanë krijuar një situate të rëndë paligjshmërie”-nis letra drejtuar Nikollës.

letra_e_dekaneve.jpg

Dekanët e fakulteteve kanë sqaruar vet para medias se përse po e ndërmarrin këtë hap, duke saktësuar se vet Koni e ka shkaktuar këtë situate në UT.
Por duket se Rektori i Universitetit të Tiranë Mynyr Koni ka qenë i përgatitur për këtë sulm ndaj tij. Disa orë para se të bëhej publike kërkesa e katër dekanëve Koni mbajti një konferencë për mediat ku hodhi dyshime të forta se situata kaotike në të cilën është zhytur institucioni që ai drejton është i qëllimtë dhe i mbështetur nga individ të caktuar. Ai shtoi se janë bërë disa denoncime në Prokurori, por dosjet po flenë. “Për situatën e krijuar midis Bordit të Administrimit u kërkoj të gjitha strukturave ligjëvënese që të kryejnë një hetim të UT nga viti 2008 e këtej. Por këto dosje po flenë në Prokurorinë e Tiranës. Mos nisja e hetimeve të këtyre denoncimeve më bën të dyshoj se ky bllokim nuk është rastësor por i mbështetur nga individë të caktuar, qëllimi i të cilëve mesa duket është ta bllokojnë dhe pse jo ta shkatërrrojnë UT”-tha rektori. Ai pohoi se situata në të cilën ndodhet UT është e turpshme, ndërsa sqaroi publikisht ngërçin e krijuar në UT. Ai renditi mosmarrëveshjet dhe shkaqet se pse funksionimi i këtij universiteti është bllokuar. Sipas kreut të rektoratit, kancelari i Universitetit ka ushtruar presion, ka vonuar rrogat dhe ka shkelur ligjin.

Article Logic
Execution time: 0.0025918483734131