INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
David Beckham 'kapet mat' me një femër, do 'tërbohet' Victoria? (Foto)

David Beckham 'kapet mat' me një femër, do 'tërbohet' Victoria? (Foto)

Publikuar më: 15:22 07-09-2018

Ndërsa David Beckham po rrinte shtrirë në një shtrat plazhi, një grua e panjohur u bashkua me të. Të dy u fotografuan duke biseduar me entuziazëm. Menjëherë pas kësaj, David me sa duket i tregon diçka në telefonin celular mysafires së panjohur (ndoshta numrin e telefonit).

Në këtë rast, natyrisht mediat kanë ringritur pyetjen: A është Beckham një flirtues me femra të tjera dhe si do t’i presë Victoria këto foto?

Nuk do të jetë befasi, pasi të gjithë e besojnë një gjë të tillë, teksa burri i ish-“Spice Girl” Victoria, është pikasur herë pas here në shoqërinë e femrave të çuditshme. Edhe thashethemet se ka xhelozi të madhe mes çiftit, se David e ka tradhtuar gruan e tij, vazhdojnë e vazhdojnë.

david_beckham.jpg_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040957927703857