INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dashuria e parë nuk harrohet! Arsyeja pse Selena po i jep dhe një shans Justin-it është shumë “Cute” [FOTO]

Dashuria e parë nuk harrohet! Arsyeja pse Selena po i jep dhe një shans Justin-it është shumë “Cute” [FOTO]

Publikuar më: 22:00 09-11-2017

Nuk e dimë si t’i quajmë, por fotot e tyre të fundit flasin shumë. Është mëse e qartë se Justin Bieber dhe Selena Gomez po kalojnë një kohë shumë cilësore në krahët e njëri-tjetrit dhe siç duket, këngëtarja e njohur e ka hedhur pas ndarjen nga The Ëeeknd. E nëse shumë prej jush mendoni se është një ide e keqe rikthimi i tyre së bashku, arsyeja pse Gomez po i jep Justin një tjetër mundësi është me të vërtetë e ëmbël. Të gjithë do ndryshoni mendim kur t’ju themi se arsyeja është se Justin është dashuria e saj e parë dhe po i jep atij një tjetër për këtë arsye të vetme, u shpreh një burim i afërt me çiftin për People.
“Por duket se e gjitha kjo e ka një arsye, dhe është shumë e thjeshtë. Justin është dashuria e parë e Selenës dhe kjo mjafton. Ai do të ketë gjithmonë një vend në zemrën e saj. Ndërsa ajo ka shpresuar gjatë gjithë kësaj kohe që do të vinte momenti dhe rrethanat të ishin të volitshme që ata të dy të ktheheshin bashkë,” tregon burimi.
“Selena ka parë gjithmonë tiparet e mira të Justin-it dhe ai është po tregohet më i matur dhe më i sigurt në atë që do. Koha që po kalojnë bashkë po i bën të dy shumë të lumtur dhe kanë kuptuar se janë bërë për njëri-tjetrin.”, përfundon ai.

collagefotot.jpgE meriton apo jo Justin një tjetër mundësi?!

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389