INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dakota Johnson në një lidhje me Chris Martin?! Ja se çfarë ka ndodhur...

Dakota Johnson në një lidhje me Chris Martin?! Ja se çfarë ka ndodhur...

Publikuar më: 13:00 13-12-2017

Mediat ndërkombëtare po vlojnë nga të rejat e fundit duke hedhur dyshime se një lidhje e re në botën e showbizzit ka marrë jetë.

Bëhet pikërisht fjalë për një lidhje të mundshme mes këngëtarit të ColdPlay, Chris Martin dhe aktores së filmit “Fifty Shades Freed”, Dakota Johnson.

Dyshja është parë nga paparazët muajin e kaluar në koncertin e Nick Cave dhe më pas në darkë në një restorant në Herzliya.

“Ata erdhën këtu dhe ishin tepër të mirë. Ishte një surprizë. Dyshja u ul bashkë me Nick Cave në tavolinë. Nuk i pashë duke u puthur apo duke i mbajtur dorën njëri-tjetrit” , ka thënë një burim për revistën amerikane Us Weekly.

Ndërsa një burim tjetër po për këtë revistë ka thënë definitivisht se ata janë në një lidhje romantike.

Dhe pikërisht muajin e kaluar fansat ColdPlay e kanë parë Dakotën në një koncert të Martin në Argjentinë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037088394165039