INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të parë?! Fansat “u çmendën” pas këtij DETAJI, ja e vërteta

Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të parë?! Fansat “u çmendën” pas këtij DETAJI, ja e vërteta

Publikuar më: 22:37 15-01-2021

Pas ndarjes së konfirmuar në prill të vitit 2020, zërat për një ribashkim të mundshëm mes Dafina Zeqirit dhe DJ Geek nuk kanë munguar, megjithëse e gjitha ishte çështje thashethemesh, pasi Dafina dhe Geek janë miq dhe kolegë, që do të thotë se fotot në praninë e njëri-tjetrit nuk ishin domosdoshmërisht shenjë se janë lidhur. Por miqtë dhe kolegët nuk puthen në buzë, apo jo?!

Në një postim të fundit në Instagram, Dafi dhe Geek shfaqen në një vend me bore dhe janë siguruar të bëjnë foto sa më romantike të mundshme, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre.

Mirëpo ditën e sotme shumë portale të ndryshme publikuan lajmin sikur Dafina është shtatzënë. E gjitha kjo nisi pas një komenti në një video të Dafit dhe Dj Geek në Tik Tok.

“Djgeek (we are waiting a baby) you know what i mean (ne po presim një fëmijë , ti e di se ku e kam fjalën)”.

 

d-1_1.jpg

Ky koment ka ngjallur shumë diskutime nëse Dafina është shtatzënë, por është thjesht një dëshirë e një prej fansave të shumtë që ka këngëtarja e njohur.

Ata që përhapën lajmin, menduan se personi që ka shkruar “ne po presim një fëmijë” është Dafina, por në fakt është një fanse e Dafinës, emrin e vërtetë të së cilës nuk e dimë.

Pra, Dafina nuk është shtatzënë dhe ky ishte një alarm fals.

 

stat.png

Article Logic
Execution time: 0.0031521320343018