Ulja e numrit të dokumenteve që kërkojnë qytetarëve pranë sporteleve është bërë një objektiv kryesor për qeverinë e kryeministrit Rama. Reforma e derugullimit, synon kalimin e dokumenteve online dhe një prej reformave ka prekur edhe zyrat e ALUZIN-it. 
Njoftimi i Kryeministrisw:
“Reforma e Shërbimeve Administrative për qytetarët – 46 dokumente më pak kërkohen nga qytetarët pas ndryshimeve në ZVRPP, duke eliminuar radhët e gjata të pritjes në sportele. Qytetarët që aplikojnë për dokumente në zyrat e ALUIZNI-t apo Agjencisë së Trajtimit të Pronave, tashmë do të kursejnë shumë kohë në përgatitjen e dosjes së tyre. Për 17 shërbime të ofruara nga ZVRPP-të, 51 dokumente janë dokumente identifikuese dhe 48 dokumente janë dokumente pronësie të cilat mund të merren tashmë pa asnjë kosto shtesë. 
Ulja e numrit të dokumenteve të kërkuar nuk është qëllim në vetvete por ajo shoqërohet me rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe eliminimin e burokracisë.
Ky është një angazhim që do të prekë të gjitha institucionet e varësisë të Ministrisë së Drejtësisë”.
 
							 
							 
							 
							 
					 
											 
  
  
  
  
																 
																 
																 
																







 23 Oct 2025
23 Oct 2025 





