INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cheryl dhe Liam Payne po planifikojnë të bëhen prindër

Cheryl dhe Liam Payne po planifikojnë të bëhen prindër

Publikuar më: 15:28 19-06-2016

Lidhja e tyre është më e fortë se kurrë, e për ta forcuar më tepër mesa duket Cheryl Fernandez-Versini dhe Liam Payne po planifikojnë që të ngjizin fëmijën e tyre të parë. Këngëtarja 32 vjeçare dhe ish anëtari i One Direction kanë filluar të takohen fshehurazi në dhjetor që pas ndarjes së Cheryl nga bashkëshorti i saj Jean-Bernard Versini.

“Mirëpo tashmë lidhja e tyre është shumë serioze dhe u kanë thënë miqve të tyre më të afërt se dëshirojnë të krijojnë një familje” është shprehur një mik i afërt i Liam për The Sun. Ndoshta kjo dëshirë e madhe e tyre ka lindur fundjavën e kaluar ku Liam dhe Cheryl kanë qenë së bashku në dasmën e motrës së këngëtares.

Ndërkohë një burim i afërt me Cheryl thotë se këngëtarja është më e lumtur se kurrë me Liam dhe se ëndërron të bëhet nënë, gjithashtu dëshiron të divorcohet sa më shpejt nga Jean Bernard. 

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879