INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amber Rose e çmendur pas Wiz Khalifa, dëshiron përsëri fëmijë me të

Amber Rose e çmendur pas Wiz Khalifa, dëshiron përsëri fëmijë me të

Publikuar më: 17:04 19-06-2016

E festoi firmosjen e divorcin në një Strip Club së bashku me Wiz Khalifa, sqaroi se tashmë është pajtuar me Kim Kardashian, e së fundmi i doli në mbrojtje këngëtares Taylor Swift, pas fotove të publikuara duke u puthur me Tom Hiddleston. E dini të fundit? Amber Rose ka dëshirë të ketë edhe një tjetër fëmijë me ish-bashkëshortin Wiz Khalifa. Të paktën është e sinqertë... Edhe pse Amber tashmë është në një lidhje me basketbollistin Terrence Ross, ajo pohon për revistën “People” se Wiz është dashuria e jetës së saj. 32 vjeçarja thotë gjithashtu se: “Ndoshta një ditë do të jemi përsëri bashkë dhe të kemi përsëri fëmijë, një motër ose vëlla për djalin Sebastian”. Ajo duket shumë optimiste për një ribashkim të mundshëm dhe shprehet “Ne e duam shumë djalin tonë, dhe Sebastiani është shumë i lumtur kur na shikon bashkë”. 

Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768