INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liam Payne dhe Cheryl do të bashkëpunojnë në një këngë dedikuar dashurisë së tyre

Liam Payne dhe Cheryl do të bashkëpunojnë në një këngë dedikuar dashurisë së tyre

Publikuar më: 14:49 30-07-2016

Ai nuk e fsheh dëshirën e tij për të qenë një artist i suksesshëm pas nënshkrimit të kontratës solo me Capitol Records, ashtu siç asnjëherë nuk e fsheh dashurinë për të dashurën e tij Cheryl.

Liam Payne është duke punuar në një këngë dashurie për marrëdhënien e tij me Cheryl Fernandez-Versini. Por kjo nuk është e vetmja pjesë “e ëmbël”, pasi Payne dëshiron të bashkëpunojë me të dashurën e tij në këtë këngë të re.

"Liam Payne ështëshume i entuziasmuar  për karrierën e tij solo, dhe për këtë fakt i detyrohet shumë Cheryl që është suporti i tij më i madh . Ai ka shkruar shumë këngë, por ajo që ka më shumë përzemër është një këngë dashurie, për të cilën ai po punon dhe që flet për marrëdhënien e tij me Cheryl. Liam me të vërtetë dëshiron të bashkëpunojë me Cheryl për këngën”, është shprehur një burim i afërt me çiftin për Hollywoodlife.com

Është këngëtarja ajo që e ka binduar atë të fillojë karrierën si artist solo, pasi e ka parë potencialin e tij kur ajo ishte në jurinë e X-Factor. Me shumë mundësi duke parë mbështetjen shumë të madhe që po i jep Cheryl, kuptohet shumë qartë se pse Liam dëshiron ta përfshijë atë në albumin e tij të parë solo. Epo më shumë xheloz se kaq nuk mund të jemi!

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666