INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Niall Horan zbulon padashje gjininë e fëmijës së Liam dhe Cheryl [FOTO]

Niall Horan zbulon padashje gjininë e fëmijës së Liam dhe Cheryl [FOTO]

Publikuar më: 20:50 08-12-2016

Tashmë është e pakundërshtueshme se Liam Payne dhe Cheryl Fernandez-Versini do të bëhen prindër të një fëmijë. Mirëpo Niall Horan, duke realizuar detyrat e tij si “xhaxha” mesa duket ka zbuluar një sekret të madh. Pikërisht, lajmin se miku i tij më i mirë dhe Cheryl do të bekohen me një vajzë. Është goxha e vështirë për tu mohuar, pasi ish-këngëtari i One Direction, është fotografuar me dhurata të mrekullueshme për bebe...vajzë!

Niall është parë më 7 dhjetor në Hollywood-in perëndimor, duke dalë nga butiku për fëmijë “Petit Tresor” dhe në dorë mbante një kosh me dhurata ngjyrë pink, që me shumë mundësi janë për fëmijën e Liam dhe Cheryl.

Mund të kemi një babyshower së shpejti? Këtë nuk e dimë ende, por po presim detaje nga çifti në fjalë, pasi kanë qëndruar në heshtje kur bëhet fjala për shtatzëninë e Cheryl.

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602