INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli i One Direction lidhet me Cheryl Fernandez-Versini!

Ylli i One Direction lidhet me Cheryl Fernandez-Versini!

Publikuar më: 16:31 27-02-2016

Është fakt i ditur që djemtë e grupit britanik janë tërhequr gjithmonë nga femra më të mëdha në moshë, por këtë nuk e prisnim.

Më parë ishte Harry Styles, i cili ka flirtuar vazhdimisht me ish të dashurën e Lewis Hamilton, këngëtaren 37 vjeçare Nicole Scherzinger, e tashmë duket se radha është pasuar nga Liam Payne. Pikërisht ashtu!

 

Artisti 22 vjeçar raportohet se është frekuentuar në fshehtësi të plotë me Cheryl që nga muaji dhjetor dhe nuk bëhet fjalë thjesht për një lidhje të rastit. Miq të çiftit bëjnë me dije se ata janë çmendurisht të dashuruar me njëri-tjetrin, pavarësisht diferencës 10 vjeçare në moshë. Liam dhe Cheryl u afruan shumë gjatë periudhës që ylli i hitit “Parachute” filloi procesin e divorcit me bashkëshortin e saj të dytë, Jean-Bernard Fernandez-Versini, divorc i cili ende nuk është finalizuar. Për të vërtetuar që nuk po bëjnë shaka, ata kanë bërë edhe tatuazhe të ngjashme.

 

Më saktë është Liam ai që ka bërë tatuazh në dorë trëndafilat e famshëm që mbulojnë të pasmet e bukuroshes 32 vjeçare. Tashmë që Cheryl e ka bërë rrugë të ndryshojë mbiemrat në varësi të meshkujve që ka përkrah, pyesim veten në rast se këtë herë do të kemi një Cheryl Payne.

Kjo është hera e parë kur dyshja e famshme e artistëve është njohur, ku Liam, atëherë 16 vjeçar, po bënte audicion përpara Cheryl si anëtare jurie, në vitin 2010.

Article Logic
Execution time: 0.0039079189300537