Këngëtarja Firolleta Raci e njohur me emrin e artit si Fifi ka folur disa herë për personin që i ka rrëmbyer zemrën dhe është bërë shkas për baladat e saj ndër vite, mirëpo identitetin e tij nuk e ka zbuluar ende deri më tani.
Fifi ka vendosur t'u përgjigjet pyetjeve të fansave në Instagram duke shuar kuriozitetin për shumë gjëra. Shumica e pyetjeve ishin për lidhjen e saj, të cilën nuk preferon ta bëjë publike. Kur u pyet se çfarë kanë njerëzit e tjerë me dashurinë e saj, Fifi u përgjigj se duan t'ja marrin, sepse ai është shumë i mirë.
“Duan ta zënë më duket! Është shumë i mirë, bile s’ka ma të mirë se ai prandaj jam dashuruar me të, por vetëm se problemi është se nuk do ua tregoj kurrë kush është”, është shprehur Fifi.









10 Dec 2025 





