INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë s’i thanë për rënien drastike nga pesha, reagon ashpër FIFI: Unë çdo herë…[FOTO]

Çfarë s’i thanë për rënien drastike nga pesha, reagon ashpër FIFI: Unë çdo herë…[FOTO]

Publikuar më: 12:36 15-09-2020

Këngëtarja e njohur Fifi, kohët e fundit ka qenë mjaft e komentuar për shkak të ndryshimit drastik që ka bërë në pamje. Ajo i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale ku humbur shumë kilogramë dhe është bërë mjaft elegante.

Por këngëtarja nuk është ndalur me kaq, së fundmi ajo ka lyer flokët bjonde. Është hera e parë që Fifin e shohim bjonde dhe ndryshimi që ka pësuar është drastik.

Pas këtij ndryshimi, nuk kanë munguar mesazhet në drejtim të saj, ndërsa së fundmi njëri nga ndjekësit i ka nisur një mesazh të tillë këngëtares, duke thënë se me pamjen e saj të mëparshme i jepte forcë të tjerëve, ndërsa tani është bërë njësoj si të gjitha vajzat e famshme.

“Fifi unë shumë të kanë vlerësuar tepër, ke qenë numër 1 me stilin tënd. Por unë mendoj që ok të humbësh kilogramë, po ti tani të humbasësh shumë je bërë si ato të tjerat, kurse shëndeti yt ka qenë forcë. Për të gjitha ato që ke thënë se estrada nuk i pranon për kilogramët që kanë, tani edhe ti je bërë si ato të tjerat”, i ka shkruar ndjekësi.

640-0-5f5fa6fd8b5f7.png

 

Ky mesazh nuk i ka shpëtuar Fifit dhe këngëtarja ka vendosur të përgjigjet publikisht në mënyrë që ta marrin vesh të gjithë.

“Për mesazhe të tilla unë kam vetëm një përgjigje. Unë çdo herë e kam dashur trupin tim si kur kam qenë 100 kg si tani 69 kg. Zoti ju bekoftë e ju dhëntë dashuri në vend të vrerit! Me shumë dashuri Fifi”, është përgjigjur artistja.

kometi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667