INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë s’u tha për dobësimin e saj, FIFI “shpërthen” keq dhe tregon se si humbi peshë: Nuk kam dalë të shes…

Çfarë s’u tha për dobësimin e saj, FIFI “shpërthen” keq dhe tregon se si humbi peshë: Nuk kam dalë të shes…

Publikuar më: 12:29 20-08-2020

Prej disa kohësh të gjithëve ju ka rënë në sy dobësimi drastik i këngëtares së njohur, Fifi. Edhe pse artistja e ka shprehur shpesh se nuk kishte aspak komplekse me kilet e saj të tepërta, e mori vendimin për t’u dobësuar pas disa problemeve shëndetësore. Ndërsa është pêrfolur gjatë për mënyrën e dobësuar, Fifi ka vendosur të flasë një herë e mirë për këtë. Duket se rezultatet e saj kanë ardhur pas një diete strikte dhe vullnetit të saj të hekurt dhe jo pas operacionit në stomak, ashtu si është thënë. Fifi ka reaguar ashpër ndaj këtyre fjalëve, që i quan dezinformim. Artistja gjithashtu ka dhënë edhe një mesazh të fortë për të gjithë ata ndihen keq me trupin e tyre apo edhe ata që e kanë gjykuar për fotot e publikuara në ‘Instagram’. Fifi thekson faktin se nuk dëshiron të shesë trupin, muzikën e ka prioritet, megjithatë fotot që publikon nuk kanë asgjë të keqe.

“Nuk kam dalë të shes trupin, jam këtu për muzikë ama normalisht do të nxjerr dy foto. Po të më nisni kritika i pranoj me shumë kënaqëesi ama komentet që bëni ju janë helm”, shkruan Fifi ndër të tjera.

sg.png

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604