INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Jam e dashuruar''/ Çfarë s’u tha për jetën private, reagon e revoltuar FIFI: Më keni prekur në familje…

''Jam e dashuruar''/ Çfarë s’u tha për jetën private, reagon e revoltuar FIFI: Më keni prekur në familje…

Publikuar më: 13:32 12-11-2020

Pak ditë më parë, Fifi bëri një deklaratë duke treguar raportet që kishte me tre persona: me Flor Mumajesin, me Stresin dhe me Xhuljo Tabakun.

Por, fjalët e saj janë keqinterpretuar dhe duket se kjo e ka “bezdisur” këngëtaren. Për këtë arsye, nëpërmjet një postimi të gjatë në Instastory, Fifi sqaron se është e dashuruar, por s’ka asgjë më shumë për të thënë.

"Shumë shpesh tregohem e papjekur. Shumë keq, apo jo? Ama njeri pa gabime nuk ka. Mundohem të jem e drejtë edhe harroj që në këtë botë plot hiena duhet të jemi dhe lojtarë. Kam treguar shumë copëza nga jeta ime, që janë interpretuar sipas çdo kujt, siç kanë dashur. Gjynah apo jo? Njëjtë si çdo njeri në botë, edhe unë edhe njerëzit që i involvoni nëpër media, kemi ndjenja dhe prekni ndoshta ku nuk duhet. E thashë një herë, gabimi im që flas më shumë se ç'duhet. Gabimi im mbase që mundohem të jem me këmbë në tokë, e prekshme, sociale. Gabimi im mbase që tregoj kur jam e lumtur...gabimi im që harroj që ekzistojnë njerëz që duan të prishin punë. Gabimi im që jap më shumë se ç'duhet mbase...Jo shumë kohë më parë kam thënë në një status, që kur të kem gjëra konkrete, do iu them unë vetë personalisht, dhe e vetmja gjë konkrete është që "jam e dashuruar". Ndërkohë zonja dhe zotërinj, më keni prekur në familje, më keni prekur në kallo...", ka shkruar Fifi.

sing.png

fjt.png

-640-0-5fac1e0a30122.png

u9.png

Article Logic
Execution time: 0.0020291805267334