INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se do bashkëpunojë me NOIZYN, Tayna po sjell dy këngë me artistë ndërkombëtarë?! Ja e vërteta!

U tha se do bashkëpunojë me NOIZYN, Tayna po sjell dy këngë me artistë ndërkombëtarë?! Ja e vërteta!

Publikuar më: 11:33 12-11-2020

Prej ditësh është përfolur se Tayna dhe Noizy janë bashkuar për të sjellë një super hit, por duket se gjithçka janë thashetheme. Shkak për këtë u bë postimet që ata bënë në rrjete sociale nga një vend i njëjtë dhe kaq mjaftoi që fansat të aludojnë se po sjellin një këngë së bashku.

Lajmin e ka hedhur poshtë vetë menaxheri i reperes, Rinor Hykolli i cili është shprehur se ajo që e bëri Noizyn dhe Taynën bashkë ishte rastësia. Në një prononcim për “Iconstyle”, ai është shprehur se Tayna ka gati edhe dy bashkëpunime ndërkombëtare dhe se për shkak të pandemisë klipet nuk janë xhiruar ende.

“Tayna është në Kosovë dhe nuk ka patur asgjë të përbashkët me Noizyn. Ndoshta ai ka shkuar pas saj atje. (vendi nga ku të dy postuan video). Po s’i dihet. Në të ardhmen, pse jo! Kemi patur dy bashkëpunime për të publikuar me artistë ndërkombëtarë, por pandemia na ka pamundësuar xhirimet e klipeve.”, tha Rinori.

20201110_193220.jpg

 

20201110_193252.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030941963195801