INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po kurdisin ajo dhe Mozzik?! Loredana tha që është sekret, por miku i saj i nxjerr ''zbuluar'' [FOTO]

Çfarë po kurdisin ajo dhe Mozzik?! Loredana tha që është sekret, por miku i saj i nxjerr ''zbuluar'' [FOTO]

Publikuar më: 11:30 12-11-2020

Prej disa ditësh në media po raportohet se Mozzik dhe Loredana do sjellin një këngë së bashku. E pyetur në lidhje me bashkëpunimin e përfolur me Mozzik, e ka konfirmuar edhe vetë reperja në kanalin e saj në You Tube.

“Është sekret për momentin, por do e mësoni!”– ka qenë kjo përgjigja e Loredanës.

Mbrëmjen e djeshme ka qenë miku i reperes, Abidon ai që i ka hedhur benzinë zjarrit. Ai ka publikuar një story ku shihet coveri i albumit “Medusa”, teksa ka shkruar se kënga vjen shumë shpejt dhe do jetë shumë emocionale. Dhe menjëherë mendja na shkoi tek Mozzik.

auto_20201111_2158361605131068.jpg

 

auto_20201106_1442001605131066.jpg

 

Kujtojmë se reperja që po korr sukses ndërkombëtar gjithnjë e më të madh po sjell një dokumentar mbi jetën e saj. Ky dokumentar do jetë jo vetëm mbi karrierën por edhe për jetë personale dhe pritet të publikohet shumë shpejt, ndonëse ende nuk ka një datë publikimi.

A do jetë Mozzik në këtë dokumentar? Shanset janë të mëdha për “PO”, megjithatë na duhet të presim.

Article Logic
Execution time: 0.0046210289001465