INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seksi më i mirë para apo pas martesës? Elita intervistohet nga Gjiko dhe i thotë të gjitha: “Pas lindjes së vajzës ..

Seksi më i mirë para apo pas martesës? Elita intervistohet nga Gjiko dhe i thotë të gjitha: “Pas lindjes së vajzës ..

Publikuar më: 23:25 11-11-2020

Reperi Gjiko dhe moderatorja e njohur Elita Rudi janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe që në momentin kur zyrtarizuan lidhjen e tyre ata kanë qenë në qendër të mediave rozë.

Dyshja tashmë janë prindër të një djali i cili quhet Zëri dhe shumë shpejt presin të bëhen prindër për here të dytë. Gjinia e bebit është vajzë dhe ata janë shumë të lumtur për këtë gjë. Çifti së fundmi ishin të ftuar në “After Party”-n e Luana Vjollcës pas emisionit “Shiko Kush LUAN”, ku zbuluan shumë rreth jetës së tyre private.


Sonte në kanalin zyrtar të Luanës u publikua intervista e Gjikos për Elitës dhe ne sapo morëm disa përgjigje mjaft “funny” dhe të sinqerta nga moderatorja.

Pyetjes së Gjikos : “Mua si reper apo mua si baba?”, Elita nuk mundi të zgjidhte, ndërsa pyetjes “Seksi më mirë para apo pas martese?, moderatorja zgjodhi seksin si më të mire atë pas martese.

Pyetjes: “Bëhesh më shumë xheloze për fanset apo vajzat VIP shqiptare?”, ajo iu përgjigj duke thënë se nuk bëhet xheloze për asnjë vajzë.

Po pas lindjes së vajzës do të hanë fli apo do të mbajnë dietë? Elita zbuloi çdo kureshtje në intervistën më poshtë dhe ju ftojmë ta shihni.

 

Article Logic
Execution time: 0.0048291683197021