INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! Trejsi Sejdini përplaset me fotografin e njohur shqiptar: Sa ke ti ndjekës, unë kam…

Çfarë ndodhi?! Trejsi Sejdini përplaset me fotografin e njohur shqiptar: Sa ke ti ndjekës, unë kam…

Publikuar më: 17:29 27-12-2020

Ish-Miss Universe Trejsi Sejdini është përplasur dhe ka debatuar ashpër me fotografin Aleks Bilani. Të ftuar në “Bardhezi” në ABC News, teksa diskutohej për ndjekësit në rrjetet sociale, Bilani tha se VIP-a janë vetëm Presidenti i Republikës dhe Kryeministri, të tjerët quhen persona publikë, që ka tjetër kuptim.

Ai shtoi se shumë prej këtyre vajzave që ashtuquhen VIP-a, i blejnë ndjekësit, duke treguar në telefon edhe një aplikacion që kryen këtë funksion.

“Shiko VIP do të thotë Very Important Person, dhe është Presidenti i Republikës e kryeministri, të tjerët njihen si personazhë publikë. Dhe ky term, është tjetër gjë, jo VIP. Pastaj ja ku është, ky është programi ku blihen ndjekësit,”– tha Bilani.

“Unë nuk e di njëherë…sa ke ti folloersa, unë kam komente,”- tha Trejsi.

“Po unë të thashë, amator jam…me 6 muaj punë i shkreti,”- vijoi Bilani.

“E pra po merre telefonin tim ti, dhe po gjete një program këtu…nuk e di ç’të them,”– tha Sejdini.

Article Logic
Execution time: 0.0038988590240479