INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! Tentoi të vrasë pronarin e hotelit në Tiranë, arrestohet reperi VINZ i HELLBANIANZ

Çfarë ndodhi?! Tentoi të vrasë pronarin e hotelit në Tiranë, arrestohet reperi VINZ i HELLBANIANZ

Publikuar më: 11:29 03-02-2022

Ervin Selita 30-vjeçari i arrestuar nga policia mesditën e djeshme pasi tentoi të vrasë me armë zjarri pronarin e një hoteli në Tiranë është reperi i njohur si Vinz. I riu nga Burreli jeton në Angli ndërsa është kthyer së fundmi për disa ditë në Tiranë. Ai ka shkuar në hotel me një vajzë 26-vjeçare dhe në atë moment recepsionisti i ka kërkuar të resë kartën e identitetin.

Në atë moment në debat janë përfshirë dhe pronarët e hotelit dhe Selita ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të Zeni Xhindit por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ervin Selita ka precedentë të mëparshëm penalë pasi ka qenë i arrestuar edhe më herët, rreth dy vite më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947