Mbrëmjen e fundit te Prime, Einxhel dhe Donaldi debatuan ashpër me njëri-tjetrin. Ndër të tjera, Einxhel i tha se e gjithë fama e tij vjen prej lidhjes së mëparshme me Bora Zemanin. Kjo nuk u prit mirë nga Donaldi dhe një deklaratë e tij po bën xhiron e rrjetit. Aktori ka thumbuar hapur Borën, duke i habitur të gjithë.
Donaldi: E di ti se çfarë kam bërë unë në jetën time? Nqs nuk e ke kuptuar, kujdes shpirti i vogël, sepse kam sakrifikuar më shumë se ty dhe ndoshta më shumë se ndonjë njeri tjetër këtu jashtë, se kam marrë përgjegjësi që të tjerët nuk i kanë marrë, përveç faktit që kam mbajtur një fletë në dorë dhe kanë dalë aty veshur bukur.
Einxhel: Për kë e kishe këtë?
Donaldi: Për atë që thua ti.
Përveçëse nga ndjekësit edhe Dalina Buzi, e cila ka qenë e ftuar disa herë në live show e “Big Brother VIP” e ka vënë re këtë detaj dhe e ka quajtur si veprim egoist, që nuk e tregon aspak dashurinë që pretendojnë të tjerët se e ka Donaldi për Borën.








12 Nov 2025 





