INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush ka qenë banori më i sikletshëm i ''Big Brother''? Ja si përgjigjen Lori dhe Sara Hoxha

Kush ka qenë banori më i sikletshëm i ''Big Brother''? Ja si përgjigjen Lori dhe Sara Hoxha

Publikuar më: 12:29 03-02-2022

Dy trashëgimtaret e ‘Top Channel’, Sara dhe Lori Hoxha në një intervistë që kanë dhënë sëfundimi kanë nxjerrë prapaskenat e ‘Big Brother VIP’. E diçka që ndoshta nuk e dinit, është se ka një produksion edhe për familjarët. Në pyetjen se cili ka qenë banori më i sikletshëm, motrat Hoxha janë përgjigjur si më poshtë.

“Askush nuk ka qenë i sikletshëm. E sikletshme ka qenë situata, që e kemi trajtuar sa më mirë. (Lori)

Më shumë të sikletshëm janë familjarët. Ne kemi një staf për ta. U them dhe vajzave të tjera që kuptojini sepse edhe unë po të kisha motrën time brenda njësoj do të isha. (Sara)”

Ndërkohë, kujtojmë se “Big Brother Vip Albania” ka patur një numër të madh banorësh dhe VIP-ash të cilët kanë ardhur nga fusha të ndryshme. E teksa ish-banori i Big Brother, Meridian Ramçaj dhe ish-konkurrentja e “Për’puthen” Antonela Berisha u bënë pjesë e këtij programi, edhe ato kanë marrë kritika të ndryshme, dhe shpeshherë është vënë në diskutim a duhej të hynin ata në “BBV”. Lidhur me këtë pyetje ja si përgjigjet Lori Hoxha.
“Unë mendoj që çdo person që është futur në “Big Brother Vip Albania” është i duhuri. Unë nuk di të ndaj pse është bërë i famshëm secili. “Për’puthen” është një produksion i Top Channel dhe sigurisht që konkurrentët mund të jenë pjesë e “BBV”. Mua më pëlqeu personazhi i Antonelës, dha një dinamikë në program.”

Por a e kanë menduar ndonjëherë motrat Hoxha veten si opinioniste të “BBV”?! Ja si përgjigjet secila prej tyre.

“Si opinioniste besoj do isha bërë lëmsh me gjysmën e Tiranës. E shoh dhe kur flas me Arbrin dhe Balinën, e shoh që më e mira për të gjithë nuk mund të jetë. Gjysma do të ngelë gjithnjë e pakënaqur (Sara)

Unë nuk do ta bëja kurrë. Ndonjëherë jam shumë emotive. (Lori)”

Article Logic
Execution time: 0.0033028125762939