INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi! Pak muaj pasi bënë publike fejesën, Seldi ndahet nga partnerja e tij?! [FOTO]

Çfarë ndodhi! Pak muaj pasi bënë publike fejesën, Seldi ndahet nga partnerja e tij?! [FOTO]

Publikuar më: 19:33 05-12-2020

Seldi Qalliu prezantoi në muajin shtator të dashurën e tij, Sindin, me rastin e ditëlindjes së saj. Këngëtari postoi në rrjete sociale një foto përkrah saj dhe i bëri një urim shumë romantik.

“Edhe 100 zemra ime të dua shumë”, shkroi Seldi.

Më pas të ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ata treguan se ishin njohur në një koncert në Itali dhe se lidhja mes tyre është shumë serioze e po ecën në hapat e duhur.

Sindi gjithashtu tregoi shumë detaje për lidhjen e saj me Seldin në Instagram ku iu përgjigj të gjitha pyetjeve të fansave kuriozë.

Mirëpo së fundmi mediat po aludojnë se ata mund të jenë ndarë dhe shkak janë bërë rrjetet sociale.

Çifti jo vetëm që ka fshirë fotot me njëri-tjetrin nga Instagrami, por po ashtu nuk ndiqen më. Kaq ka mjaftuar që fansat të mendojnë se diçka ka ndodhur.

Megjithatë, deri tani asnjëri prej tyre nuk ka reaguar rreth këtyre zërave dhe nuk mund të themi me siguri se janë ndarë.

seldi.jpg

 

cindy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541