INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se është ndarë nga Seldi pas këtij veprimi, reagon publikisht Sindi: U tregova shumë impulsive…

U tha se është ndarë nga Seldi pas këtij veprimi, reagon publikisht Sindi: U tregova shumë impulsive…

Publikuar më: 11:34 07-12-2020

Pas bërjes publike të lidhjes së këngëtarit Seldi me një vajzë të quajtur Sindi, kjo romancë u bë kryefjala e mediave rozë. Mirëpo, së fundmi, u dyshua për një ndarje të mundshme mes çiftit.

Shkak i këtij dyshimi u bë Instagrami, nisur nga fakti se Sindi dhe Seldi i fshinë fotot me njëri-tjetrin në rrjete sociale, dhe nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram. (SHIKO KETU).

Por, nuk zgjati shumë dhe Sindi reagoi me disa video në Instastory, ku sqaroi se ka patur konflikte me Seldin, pasi ka qenë shumë e stresuar prej provimeve dhe karantinës, por ata nuk janë ndarë.

"Të dashur miq dua të sqaroj diçka me ju, jo sepse duhet të justifikohem, por e ndjej të detyrueshme që t’ju informoj pasi e gjitha kjo ishte gabimi im. Pas një konflikti me Seldin, plus javë me provime dhe shumë e ngarkuar me punë, plus me këtë kohën ku jetojmë sot me pandeminë ku asgjë nuk është e thjeshtë, u tregova shumë impulsive. Nuk e dijase kjo do kishte impakt kaq të madh, por unë me Seldin nuk jemi ndarë”, u shpreh ajo në videon që ndau me ndjekësit në  llogarinë e saj në Instagram.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721