INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëri publike fejesën, Seldi tregon si u njoh me partneren e tij: Nuk ma varte shumë...[FOTO]

Bëri publike fejesën, Seldi tregon si u njoh me partneren e tij: Nuk ma varte shumë...[FOTO]

Publikuar më: 13:33 18-09-2020

Këngëtari Seldi Qalliu i habiti të gjithë pak ditë më parë teksa prezantoi publikisht të dashurën e tij. Ai e bëri publike lidhjen në 22 vjetorin e lindjes së modeles, ndërsa i shprehu publikisht dashurinë.

Pasditen e djeshme ata të dy ishin të ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ku kanë rrëfyer më shumë lidhur me historinë e tyre të dashurisë e cila nisi në një koncert në Milano. Sindi ishte së bashku me tezen e saj dhe për Seldin ishte dashuri me shikim të parë.

Koncerti mbahej në ditën e të dashuruarve dhe të gjithë në korncert ishin çifte, përveç Sindit që ndodhej aty me tezen. Seldi tha se gjatë gjithë kohës që këndonte po e shihte, por ajo nuk ja varte shumë.

Që aty nisi gjithçka dhe pavarësisht distancës Seldi tha se me Sindin takohej shumë shpesh deri sa gjithë periudhën e karantinës e kaluan bashkë, pasi shkoi për një javë në Belgjikë, por ngeli aty pas mbylljes së kufijve.

Article Logic
Execution time: 0.0040628910064697