INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi? Arjan Konomi përplaset me Krusitën: Ishe zhgënjim total…

Çfarë ndodhi? Arjan Konomi përplaset me Krusitën: Ishe zhgënjim total…

Publikuar më: 17:29 15-02-2026

Një debat i ashpër është zhvilluar në emisionin “Fan Club” mes opinionistit Arjan Konomi dhe ish-banores së “Big Brother VIP Albania”, Krusita, lidhur me rrugëtimin e saj në reality show.

Gjatë diskutimit, Konomi u shpreh kritik ndaj qëndrimit të Krusitës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke e cilësuar eksperiencën e saj si një “zhgënjim total”. Sipas tij, ajo nuk ka qenë aktive dhe nuk ka lënë gjurmë gjatë qëndrimit në program.

“Më pëlqeu shumë kënga. Tani e kuptova që ke qenë në Big Brother, sepse nuk më rezulton se ke jetuar në Big Brother. Nuk e dija që kishe qenë pjesë e tij. Nuk të kam parë aktive. Ke vajtur për të marrë frymë, asnjë lloj ekzistence. Ishe një zhgënjim total. Gjynah që nuk e shfrytëzove”, u shpreh Konomi.

Ndërsa Krusita kundërshtoi vlerësimin e opinionistit, duke theksuar se është përpjekur të integrohet në shtëpi, ndonëse hyrja e saj pas një muaji e ka bërë më të vështirë përshtatjen.

“Unë u mundova të bëhesha pjesë e shtëpisë. Pas një muaji ishte e vështirë të përshtatesha”, tha ajo, duke shtuar se nuk mund të konsiderohet zhgënjim vetëm sepse nuk ka krijuar situata të bujshme.

Debati preku edhe raportin e saj me Kristin. Krusita u shpreh se nuk ka pasur asnjë tërheqje fizike ndaj tij, por vetëm një vlerësim njerëzor.

“Nuk e di çfarë ndjen në të vërtetë ai djalë për mua. Për Kristin kam një ndjesi shpirtërore; nuk kam pasur asnjëherë tërheqje fizike, por e vlerësoj shumë si njeri. Në ditët e vështira më dha komfort për të folur”, deklaroi ajo.

Konomi këmbënguli se problemi nuk lidhej me krijimin e “namin”, por me mungesën e aktivizimit në dinamikat e shtëpisë. Debati u mbyll me qëndrime të kundërta mes palëve, duke reflektuar pikëpamje të ndryshme mbi mënyrën se si duhet të interpretohet një eksperiencë në “Big Brother VIP Albania”.

Article Logic
Execution time: 0.0034239292144775