Reperi Capital T ka konfirmuar publikisht lidhjen e tij me modelen Adrola Dushi, duke i dhënë fund spekulimeve që kanë qarkulluar prej kohësh. I ftuar në Grida Duma Podcast, ai foli hapur për raportin e tyre dhe për mënyrën se si ka zgjedhur të menaxhojë jetën personale.
Artisti theksoi se lidhja nuk ka qenë kurrë sekret, por një zgjedhje e vetëdijshme për ta mbajtur larg vëmendjes së tepërt mediatike.
Gjatë bisedës, ai shpjegoi se arsyeja pse nuk shfaqet shpesh në media lidhet me faktin se pyetjet shpesh fokusohen në gjëra që publiku tashmë i di ose në tema sipërfaqësore. Sipas tij, mbajtja e privatësisë nuk do të thotë fshehje.
Këngëtari është me mendimin se gjërtat që i do me zemër duhen mbrojtur nga vëmendja e njerëzve, sidomos në kohët e sotme kur dhe detaj më i vogël rreth jetës së personazheve publikë bën bujë në rrjet
Pjesë nga biseda:
Grida Duma: Mirë unë e mbajta fjalën, nuk të bëra asnjë pyetje emrash.
Capital T: Ti nuk ma dhe fjalën, ishte zgjedhja jote gjithmonë kështu, të cilën unë e kam vlerësu edhe.
Grida Duma: Gjithmonë me veten e kemi.
Capital T: E kam te ajo që arsyeja pse nuk ndjehem shumë me dalë nëpër media është veçse me më pyt për gjërat e thjeshta ose me diskutu sendet e thjeshta janë sene që i dinë të gjithë.
Grida Duma: Ëhë.
Capital T: Domethënë pavarësisht zgjedhjes time për me mbajt një privatësi nuk është sekret.
Grida Duma: Ëhë.
Capital T: S’ka qenë zgjedhje me majt sekret, ka qenë zgjedhje me majt privatësi.
Grida Duma: Absolut. Është, kjo ekziston, kjo po unë po kam qejf me majt qashtu. Ta ruaj unë siç e dua unë.
Capital T: Normal që edhe senet që janë të rëndësishme për ty njeri i run me fanatizëm, do me i mbrojt çka do që ka rëndësi për ty. Edhe në një kohë si kjo e sotit unë konsideroj që mbrojtja më e mirë është kjo që unë kam vendos me bo në qit formë të gjitha gjërave të mia.








11 Feb 2026 





