Padiskutim lajmi kryesor i ditës së djeshme ishte lindja e dukeshës Meghan Markle. Ajo donte shumë që ta ruante traditën mbretërore duke lindur në shtëpi, por fatkeqësisht kjo dëshirë nuk iu realizua pasi Meghan lindi në spital. Të paktën kështu u raportua nga mediat britanike të cilët u shprehën se dukesha e Sussex i dha jetë djalit të saj në një spital amerikan Portland, pikërisht aty ku lindi Victoria Beckham, ku mendohet se shpenzimet kanë shkuar 26000 dollarë.
Spitali është i njohur për pacientët e saj të klasit të parë, përfshirë Liz Hurley, Jools Oliver dhe dukeshën e Jorkut, me disa mami VIP që shpenzojnë qindra mijëra dollarë për të lindur foshnjat e tyre.
Portland ofron shërbim hotelerie me pesë yje për nënat e reja, me 36 dhoma private si dhe një çerdhe. Suitat e lakmueshme kushtojnë 2,300 $ në natë dhe përmbajnë një zonë të veçantë ku edhe mund të argëtohesh.
Po ashtu, është raportuar se spitali ka dhe dhoma të rezervuara për mbretër dhe VIP-a të tjerë që kushtojnë më shumë se 2,600 $. Në këtë spital, padiskutim nuk mungon shërbimi në dhomë 24 orë, tualete luksoze, suita specifike për familjarët dhe vizitorët e tjerë.