INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë është Europa për ty? Rrugëtimi 20 vjeçar i Shqipërisë vjen në ekspozitë [FOTO]

Çfarë është Europa për ty? Rrugëtimi 20 vjeçar i Shqipërisë vjen në ekspozitë [FOTO]

Publikuar më: 20:05 07-12-2017

Hapësira ekspozitë “Unë dhe Europa” i dedikohet kuptimit të se shkuarës dhe së ardhmes së përbashkët të Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Kjo hapësirë u ideua nga një grup të rinjsh të cilët ushqejnë njëzëri aspiratën për t’iu bashkuar familjes Europiane.

Unë dhe Europa është një vendtakimi për të gjitha moshat, ku ju mund të ballafaqoni pikëpamje të ndryshme dhe zbuloni pika takimi mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Historia e rrugëtimit të përbashkët mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian gjatë këtyre 20 viteve vjen për publikun në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në një hapësirë ekspozitave duke filluar nga dita e sotme deri në datën 16 dhjetor.

Në një intervistë ekskluzive për In Tv, Anëtarja e “Eu Policy Hup” Lorena Pëllumbi, e cila ishte pjesë e grupit që organizoi këtë ekspozitë ditën e sotshme na dha disa informacione më të detajuara lidhur me “Unë dhe Europa”.

Për më shumë ndiqni intervistën e mëposhtme:

-Çfarë është “Unë dhe Europa”

“Unë dhe Europa” është ideja e një grupi të rinjsh profesionistë, të cilët kanë studiuar apo jetuar në një nga qytetet e Bashkimi Evropian. Ata u gjendën në Tiranë  me idenë për ta kthyer procesin  e integrimit Europian në diçka shumë të prekshme dh më të jetueshme nga të gjithë ne dhe njëkohësisht për ta parë nga perspektiva e Shqipërisë. Pra jo duke parë gjithmonë nga Bashkimi Evropian por duke parë se duket integrimi Europian nga pikëpamja e Shqipërisë.

- Pse iu vendos ky emër?

Pikërisht për ta bërë këtë eksperiencë shumë personale, më individuale, ku secili nga vizitorët e kësaj hapësire, mund të gjejnë veten. Mund të kthejnë kujtime të së shkuarës, sa i takon eksperiencave të veta me Bashkimin Europian.

- Sa i vështirë, ishte realizimi i kësaj ekspozite?

Realizimi i kësaj ekspozite është bërë me shumë dashuri, me shumë dedikim, me gjëra shumë të thjeshta, por kreative dhe me materiale të riciklueshme. Ne kemi bërë diçka të vogël, por që do të dëshironim ta bënim akoma më të bukur e ta pasuronim.

- Cili është mesazhi që doni t’iu jepni të rinjve përmes kësaj ekspozite?

Mesazhi i kësaj ekspozite për të rinjtë është që, “ata të jenë shumë të ndjeshëm përkundrejt forcës transformuese që Bashkimi Europian ka.

c2f43e2c-c768-47d8-a5da-ff38d9f9ace5.jpge205eeef-f894-4229-bffd-7942933e8315.jpgefbcb97e-7669-4361-b8db-d81ea36bb199.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003338098526001