INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë e shtyu Selena Gomez të merrte këtë vendim të papritur?! [FOTO]

Çfarë e shtyu Selena Gomez të merrte këtë vendim të papritur?! [FOTO]

Publikuar më: 21:30 05-12-2017

Një vit sa i bukur po aq i vështirë për Selena Gomez! Këngëtarja e njohur u shpall “Femra e Vitit” nga Billboard, por gjatë marrjes së çmimit ajo u shpreh se këtë çmim e meriton Francia, vajza që i dhuroi veshkën për shkak se Selena vuante nga sëmundja Lupus. Përveç kësaj, ajo ka patur dhe disa zhvillime të bukura në jetën personale, ku pas 10 muajsh e lidhur me The Ëeeknd, Selena u nda dhe më pas e kemi parë në krahët e Justin Bieber, me të cilin duket më e lumtur se kurrë. Mirëpo një veprim i saj na ka çuditur ditën e sotme. Prej kohësh Selena mban titullin “Mbretëresha e Instagramit” me më shumë ndjekës, plot 130 milion të tillë, por këngëtarja 24-vjeçare ka marrë një vendim të cilin se kuptuam pse ndodhi.
Ajo ka bërë private adresën e saj zyrtare në “Instagram” dhe tashmë nëse nuk e keni “follow” Selenën, më parë duhet t’i bëni “request”.

grabdesel.jpg

Të jetë kjo një politike që përdorin të gjithë Vip-at, kur lançojnë një projekt të ri, sepse Selena së fundmi ka publikuar “Wolves”.

Article Logic
Execution time: 0.0062978267669678