INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Çështja çame', presidenti Meta për deklaratën e presidentit grek: Të ruajmë qetësinë dhe respektin reciprok

'Çështja çame', presidenti Meta për deklaratën e presidentit grek: Të ruajmë qetësinë dhe respektin reciprok

Publikuar më: 12:12 08-02-2018

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas deklarateve të homologut grek Prokopis Pavlopulos, ku ky i fundit kërcënoi Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së duke i sugjeruar të mos e përmendë më çështjen çame “nëse dëshiron të ketë ndonjë perspektivë evropiane”.

Pavlopulos aludoi se çamët kanë bashkëpunuar me nazistët në krime makabre.

Ndërsa në një intervistë për "Albanian Daily News" presidenti Meta shprehet se qëndrimet e Pavlopulos nuk kanë energji pozitive.

“Qendrimet e tij nuk sjellin energji pozitive. Pavlopulos jo në sintoni me Bushatin e Kotzias. Deklaratat e tij nuk i përgjigjen partneritetit. Te ruajmë qetesinë dhe respektin reciprok”, është shprehur Ilir Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545