INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burgu i Shkodrës së shpejti hap dyert, në kërkim të stafit

Burgu i Shkodrës së shpejti hap dyert, në kërkim të stafit

Publikuar më: 18:44 26-11-2017

Ministria e Drejtësisë ka shpallur konkursin për burgun e ri të Shkodrës i cili është duke u ndërtuar dhe shumë shpejt do të presë të burgosurit e parë.

Në këtë burg janë shpallur 342 vende të reja pune për këtë arsye Ministria e Drejtësisë ka shpallur edhe konkursin.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se 327 vende të lira janë për punonjës të rolit bazë dhe 15 pozicione të reja të rolit të mesëm.

Godina e burgut të ri dorëzohet në 3 dhjetor. Ndërsa personat e interesuar mund të aplikojnë tek adresa elektronike e ministrisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051