INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bujar Asqeriu ia ''përplas'' të gjitha në fytyrë ministres Mirela Kumbaro: Teatri ka vdekur, përse i merr lekët ti?

Bujar Asqeriu ia ''përplas'' të gjitha në fytyrë ministres Mirela Kumbaro: Teatri ka vdekur, përse i merr lekët ti?

Publikuar më: 20:15 14-02-2018

Një grup artistësh janë përballur me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro për të diskutuar rreth problemeve dhe kërkesave të tyre, si ndërtesa e Teatrit Kombëtar, mungesa e kushteve dhe fondeve për artin.
Të forta kan qenë fjalët që aktori Bujar Asqeriu ia ka thënë në fytyrë ministres, duke rrëfyer sakrificat e artistëve shqiptarë që punojnë në kushte të mjerueshme, e që duket se Kumbaro pas kësaj ka mbetur pa përgjigje. Aktori i madh u shpreh se i është dashur të lahet me ujë të ftohtë, madje edhe në premiera të shfaqjeve ku ka marrë pjesë edhe vetë Kumbaro. “S”jemi tregtarë domatesh e specash. Jemi artistë”, iu drejtua Asqeriu-ministres.
Debati i plotë:

Imami: Sikur ti thuash një aktori të huaj cili është raporti i parave që merrni ju si rroga dhe për produksionin artistik ai ju kthen përgjigje. Absurdja te ne është se shperndajnë 1 mln dollar rroga dhe për produksionin nja 100 mijë euro.

Kumbaro: Brenda rrogave ka aktorë të cilët brenda dy viteve nuk marrin asnjë rrogë.

Asqeriu: Si do bëhet ajo…që të mos luaj. Dy vjet s'luan, ka luajtur gjithë jetën. Nuk luan se është i sëmurë. Artisti është artist.

Imami: Unë flas për teatrin dhe meqë i kemi dhënë vend “me një rol marirn rrogën”…shpërblimet artistike, të gjendet mundësia që ne në fund të muajit të fusim ca para më tepër ne xhep.

Asqeriu: Ne nuk jemi tregtar specash e domatesh, jemi artistë. Ketu është thelbi im. Zonja ministre me respektin më të madh, sepse njoh edhe vellain tuaj, do ti bëj një pyetje të thjeshtë: sa studentë në aktrim mbarojnë në akademi dhe keni informacion kush është më i talentuari? Pse nuk shkojnë nëpër rrethe? Teatrot në provinca kanë vdekur. Tunduni se nuk jeni në rregull. Në teatrin e Fierit, në Shkodër, Sarandë, në Fier, merrej me llastik uji për të larë fytyrën aktori. Këto janë gjëma. Futej uji në halen e teatrit dhe unë laja fytyrën….Unë jam shumë i qetë. Unë e leviz mirë aplitudën. Jam aktor, 40 vjet, 120 role…më njeh Maqedonia kur nuk futej këmbë shqiptari. Unë flas sepse dua Shqipërinë dhe teatrin. Sepse unë e dua teatrin. Unë nuk dua të fitoj lekë. Unë dua të më respektosh si artist. Ky është qëllimi i jetës sime. Ju zonja ministre, duhet të kuptoni se kush është artisti. Kupto vëllain tënd. Unë kam lidhur jetën me Teatrin, ju jeni kalimtarë.

Kumbaro: Ta lëmë këtë

Asqeriu: Nuk servilosem unë. Unë kam ndërtuar jetën 13-14 vjec jetim pa nënë e pa baba. E kam ndërtuar jetën me gjak me thonj. Ndaj respektoni artistet. Jo të vijë tubi ujit se ti ishe në premierë. Dhe unë lahesha me ujë të ftohtë. Përse aktori nuk ka ngrohje.

Kumbaro: Ju konfirmoni se kushtet nuk janë ato që duhen

Asqeriu: Pse kush të pengon ty të më bësh kushte mua….Po lëri prokurimet publike. Ti dhe unë kemi luajtur dhe dridhej skena. Unë do të them të vërtetat…Pse mos ti themi.

Kumbaro: Unë i di dhe i pranoj…

Asqeriu: Unë jam i vërtetë, unë jam origjinal, e kam ndërtuar jetën time me mund me gjak. Vetëm Zotin kam unë. Dhe të falenderoj që erdhe në premierën “Vdiq Mbreti, Rroftë mbreti”, ne laheshim me ujë të ftohtë.

Kumbaro: Pra ju po më konfirmoni mua që s’ka kushte…

Asqeriu: Pse kush të ndaloi ty të krijosh kushtet? Përse i merr lekët ti?

Asqeriu: Teatri ka vdekur. Dmth, nuk duan teatër…Po hajde të bëjmë teatër këtu. Ti je artist dhe merresh me halene e me banjon. E kupton ku jeni ju. Ti merresh me halenë. Ti duhet të merresh me artin. Unë për tre vjet dal në pension. Por jo zonja ministre. Teatri është shpirti i këtij vendi. Nuk bëhet me pordhë teatri, bëhet me lekë. Ky është Bujar Asqeriu, I thotë troc të vërtetat. Kam pengje artistësh që kanë ikur 60 vjec. Ja e thotë Fatos Sela. Unë shqetësohem për ikonat e artit. /tpz.al

Article Logic
Execution time: 0.0030500888824463