INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur [FOTO]

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur [FOTO]

Publikuar më: 19:44 15-01-2018

Është ndarë nga jeta solistja e grupit të njohur muzikor “The Cranberries”.

Bëhet fjalë për 46-vjeçaren, Dolores O’Riordan e cila është gjendur e pajetë në dhomën e një hoteli në Londër. “Këngëtarja irlandeze Dolores O’Riordan ka vdekur papritmas në Londër”, tha një përfaqësues i këngëtares për The Limerick Leader. Publicisti i saj nuk dha detaje të tjera në lidhje me shkakun e vdekjes, përveç faktit që ndodhi krejt papritur dhe se familjarët e saj janë të shkatërruar. Të afërmit kanë thënë për mediat në Londër se familja kërkon privatësi në këtë moment të vështirë.

Ajo ka drejtuar grupin “Cranberries” që në fillim të viteve 90 duke i dhënë famë me këngën ‘Zombie’ dhe shumë të tjera.

obri.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225