INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bleu një Mercedes 600 mijë euro, dënohet me 6 vite burg ish-ministrja

Bleu një Mercedes 600 mijë euro, dënohet me 6 vite burg ish-ministrja

Publikuar më: 13:40 08-10-2018

Çështja “Tanku” ka zbritur sërish sot në Gjykatën Penale në Maqedoni, teksa është dhënë masa e sigurisë për ish-ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankuloska, e cila është dënuar me 6 vite burg për blerjen e “Mercedes-it” 600 mijë euro me urdhër të ish-shefit të saj Nikolla Gruevski.

Për të njëjtën çështje më 5 tetor, Gjykata Penale dënoi me 2 vite burg ish-kryeministrin Gruevski dhe zëvendësin e Jankuloskës në ministri, Gjoko Popovski me gjashtë vjet e gjashtë muaj burgim, por që këtij të fundit dënimi i zbriti në dy vite.

Prokuroria, në fjalën e fundit, kërkoi që Gjykata ta shpallë Jankuloskën fajtore për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizim, si dhe t’i kthejë shpenzimet së bashku me Popovskin dhe Gruevskin në vlerën 313 mijë denarë.

Prokurorja që hetoi çështjen dhe kërkoi dënimin e Jankuloskës ishte një shqiptare.

Fatime Fetai në fjalën përmbyllëse theksoi, se nga dëshmitë e dhëna, qartë shihet se Jankuloska e ka nxitur Poposkin për blerjen e automjetit të blinduar për Ministrinë e Brendshme dhe që “Benz-i” t’i jepet në shfrytëzim kryeministrit Gruevski.

Article Logic
Execution time: 0.0038731098175049