INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skenar për Kosovën, McAlister: Prano propozimin e Serbisë. Merkel: JO!

Skenar për Kosovën, McAlister: Prano propozimin e Serbisë. Merkel: JO!

Publikuar më: 14:52 08-10-2018

Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, David McAlister, i ka kërkuar kancelares gjermane Angela Merkel që të pranojë si zgjidhje për problemin e Kosovës propozimin e bërë nga Serbia. Gazeta e Beogradit “Blic” citon një burim nga rrethet diplomatike në Berlin. Sipas të përditshmes, McAllister, u takua kohët e fundit me Merkel dhe shprehu pikëpamjet e tij mbi këtë çështje të ndjeshme. "Ai tha se duhet të mbështetet një marrëveshje midis dy palëve, domethënë, propozimi që Serbia është gati të pranojë. Pa u menduar aspak, kancelarja refuzoi", tha burimi. Mesa duket ky reagim nuk pritej nga raportuesi i Parlamentit Europian, i cili besonte se kancelarja do të përkrahte Serbinë . “Edhe pse Merkel e cila konsiderohet si dikush që ka marrëdhënie të mira me Serbinë dhe Presidentin Aleksandër Vuçiç, duhet të ishte e para që të mbështete përcaktimin ose një marrëveshje midis të dy palëve, kjo gjë që nuk ka ndodhur”-komenton media serbe. Sipas saj, ka një sërë arsyesh se përse kancelarja nuk pranoi propozimin. Dështimi i referendumit në Maqedoni ka tronditur Merkel, thuhet dhe gjithashtu se ajo i frikësohet ngjarjeve në Republikën Serbe dhe zgjedhjeve për të gjitha nivelet e qeverisë në Bosnje-Hercegovinë, të zhvilluara ditën të dielën.

Article Logic
Execution time: 0.0034701824188232