INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bleona Qereti është lidhur me Remo Ruffini-n? Mikesha e saj na rrëfen të vërtetën...[FOTO]

Bleona Qereti është lidhur me Remo Ruffini-n? Mikesha e saj na rrëfen të vërtetën...[FOTO]

Publikuar më: 22:01 06-01-2018

Bleona Qereti di si ti bëj mendjet njerëzore të fillojnë të aludojnë, dhe këtë na e ka treguar duke krijuar gjithmonë situata që me të drejt na ngrejnë shumë pikëpyetje.

Së fundmi ngjarja më e bujshme ka qenë ajo e ndërrimit të viteve ku Bleona e ka kaluar festën në shtëpinë e multi-miliarderit Remo Ruffini, pronarit të famshëm të markës Moncler.

Kaq mjaftoi dhe portalet u mbushën me aludimet se mos ndoshta Bleona e ka bërë Remon për vete dhe të ketë filluar një lidhje dashurie me të.

Nuk duhet anashkaluar fakti se në çdo postim të bërë nga Bleona me foto në Instastory në asnjë prej tyre nuk mungonte emri i tag-uar i Fracesca Ruffini-t, bashkëshortes së Remos, 56 vjeç, baba i dy fëmijëve.

Për më tepër Bleona nuk ishte e vetmja shqiptare e ftuar në shtëpinë e multi-miliarderit, me të ishte make-up artistja Suela Çangu, e cila ka rrëfyer për "Bluetooth" se çfarë ka ndodhur në shtëpinë e Remos.

-Suela, na trego pak, kush të ftoi në festën private të CEO-s së “Moncler”?

Bleona, kush tjetër… Ajo ishte e ftuar nga të zotët e shtëpisë si mysafire me rastin e festave të fundvitit, bashkë me miq të tjerë të sajët, emra si Sara e Giovanna Bataglia, Eva Cavalli, etj. Remo i kish kërkuar të këndonte dhe Bleona si Bleona, kur mori vesh që mbrëmjen e ndërrimit të viteve do të kishte 300 të ftuar në shtëpinë e tij, vendosi të organizojë një koncert. Më mori mua nga Shqipëria për ‘make up’, solli nga SHBA të gjithë arsenalin e saj të veshjeve dhe stolive të luksit, nisi provat me koreografin Ettiene Russo (një nga më të njohurit e pasarelave) dhe ja kështu, u bëra edhe unë pjesë e festës.

-Dimë që pjesë e festës kanë qenë edhe shumë personazhe të tjerë me influencë në botën e biznesit, apo jo?

Sipas asaj që Remo (zotërues i një pasurie prej 2.3 miliardë dollarësh) tha me shaka, vetëm 3 prej atyre që ishin në festë kishin pasuri 12-fishin e GDP-së së Shqipërisë për një vit. Nga ato që unë munda të mësoj, pjesë e festës ishte Andrey Melnichenco, një prej 100 njerëzve më të pasur në botë (zotëron një pasuri personale prej 13.8 miliardë dollarësh), familja Elkann, zotërues të kompanisë më të madhe të automobilave në botë, ku përfshihet edhe “Ferrari” (zotërojnë një pasuri prej 150 miliardë dollarësh), si dhe plot aksionerë nga marka shumë të njohura në botë si “Givenchy”, “Bvlgari”, etj.

-Çfarë bëri Bleona atje?

Mbajti koncert për një orë dhe duhet ta them, që i argëtoi të gjithë atë natë me atë çfarë kishte përgatitur. Bleona ka vërtet energjinë e një ylli, doli në ‘after party’ me një peshqir të bardhë të qëndisur me perla nga Eva Cavalli dhe të gjithë sytë ishin nga ajo.

-Që të jemi të qetë ne, Bleona nuk ishte e dashura e asnjërit prej tyre?

Bleona ishte e ftuar si mikesha e tyre, siç e thashë edhe më lart, i zoti i shtëpisë, Remo Ruffini i kish kërkuar që të këndonte vetëm një këngë, por kur ajo mori vesh që do të ishin 300 të ftuar (mes tyre 72 miliarderë), vendosi që të gjithën këtë ta shndërronte në koncert. Sa për meshkujt e ftuar në festë, kishte një varg prej tyre që i rrinin para mbrapa, me përfundimin e performancës, por Bleona si Bleona, do të jetë e adhuruar nga 100 vetë, jo vetëm nga njëri.

jani.PNG

jani_1.PNG

erida.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038979053497314