INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bjordi flet për herë të parë publikisht për vdekjen e Adelës: Është një person që...[FOTO]

Bjordi flet për herë të parë publikisht për vdekjen e Adelës: Është një person që...[FOTO]

Publikuar më: 18:58 17-02-2018

Kanë kaluar disa muaj nga vdekja e Adelajda Xhamanit, por për njerëzit e saj më të afërt, ajo mbetet akoma aty, brengë në zemrën e tyre. Ndër këta është dhe ish-i dashuri i saj Bjordi Mezini, një nga njerëzit që e njihte më së miri Adelën dhe sigurisht që e vuajti shumë ndarjen e saj nga jeta.

I ftuar në emisionin e përditshëm You & Me në NRG Radio me Julkën dhe Arjonin pas shumë batutash, faktesh dhe sekretesh, intervistës i erdhi rastësisht një moment delikat, ku Bjordi foli për Adelajda Xhamanin.

Sigurisht të flasësh për të nuk është e thjeshtë, veçanërisht për Bjordin, por ai u shpreh pak me hezitim në fillim: “…është një person që mungon, edhe…nuk ka shumë për të thënë, të gjithë e dinë sa kam ndikuarunë tek jeta e saj dhe ajo tek jeta ime. Kemi jetuar një periudhë shumë të veçantë së bashku, kemi ndarë shumë gjëra bashkë dhe kjo më bëri të empatizoja (ndieja) shumë për këtë njeri. Mund të them që e njihja më shumë se çdo njeri tjetër dhe kjo më bëri shumë keq, nuk e prisja që do reagoja kaq keq…”

Reagimi lidhet me postimin e tij në Instagram, i cili iu kundërpërgjigj shumë komenteve negative ndaj shkrimit të tij të ndjerë në lidhje me lajmin e trishtë për humbjen e Adelajdës.

“Mund të kërkoj dhe pak ndjesë për atë moment…është pak situatë e vështirë, unë isha shumë i ngarkuar në atë moment”, sqaron Bjordi, “Kush më njeh e di që me rrjetet sociale nuk kam një marrëdhënie të mirë, pra nuk më pëlqen të ekspozohem dhe nuk i ve peshë fjalëve të njerëzve, se derisa i lexon janë vetëm gërma në një ekran dhe nuk janë asnjeri në jetën tënde. Në atë moment, përveç trishtimit isha dhe shumë i nevrikosur dhe kur u akumuluan shumë fjalë nga shumë njerëz desha të kapja një person dhe të shfryja nervat me atë gjë.”

bjorrrdd.png

Article Logic
Execution time: 0.0032069683074951