INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bjordi ‘çlirohet’ nga dhimbja për Adelajdën, rikthehet me...[FOTO]

Bjordi ‘çlirohet’ nga dhimbja për Adelajdën, rikthehet me...[FOTO]

Publikuar më: 14:05 22-01-2018

E mori famën në Big Brother për mënyrën sesi e përjetoi atë eksperiencë dhe për lidhjen që pati me të ndjerën Adelajda Xhamani.

Bjordi Mezini qëndroi në qendër të vëmendjes së medieve rozë kur u pa në shoqërinë e Adelës edhe pas ndarjes.

Këtë më së miri na tregoi vetë Bjordi me një dedikimin prekës që ai i kushtoi ish të dashurës së tij me rastin e ndarjes nga jeta të së ndjerës Adelajda.

Bjordi e përjetoi keq atë periudhë duke humbur dhe pak nga përditshmëria e tij plot vrull.

Mirëpo duket që tani Bjordi Mezini me një foto të postuar në Instastory ka vërtetuar se ka gjetur forcën për të vazhduar dhe i është rikthyer projekteve të radhës, që me siguri do të jetë befasi për fansat e tij.

Bjordi shfaqet në foto me Landin e West Side Family dhe mbi foto shkruhet "Beso", ku me siguri çunat po përgatisin diçka së bashku.

Le të presim dhe të shpresojmë që dyshja do të na sjellë diçka vërtet të lezetshme.

yu6_346.png

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934