INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bizneset plot telashe, s’paguajnë dot taksat! Në 5 muaj mbi 5 mijë në ''listën e zezë''

Bizneset plot telashe, s’paguajnë dot taksat! Në 5 muaj mbi 5 mijë në ''listën e zezë''

Publikuar më: 10:46 28-06-2019

Kriza ekonomike në 5 muajt e parë të vitit ka prekur më shumë biznese se një vit më parë. Listët së zezë të Drejtorisë së Tatimeve nga janari në maj të këtij viti i janë shtuar dhe 5.106 biznese të reja ose sa 67% e numrit të subjekteve që u shtuan në këtë listë përgjatë vitit 2018.

Në 2018 si taksapagues të këqinj u regjistruan afro 7.588 biznese.
Ndërsa në total ndër vite numri i bizneseve, që iu është vendosur një barrë siguruese dhe hipotekore për detyrime të papaguara ka shkuar 26.400.
Mësohet se Durrësi është qyteti me numrin më të madh të borxhlinjve me rreth 1546 biznese në 2019-n me detyrime të papaguara ose 30% të totalit.
Më pas renditet Vlora me 751 sipërmarrje apo sa rreth 14% e totalit dhe vendin e tretë e mban Tirana me 737 binzese që ju shtuan këtë vit listës së zezë të tatimeve dhe më tej Fieri me 529.
Veçojmë këtu se në këtë listë 94 biznese janë të mëdhenj dhe vetëm në 5 muajt e parë të vitit u shtuan 7.

Article Logic
Execution time: 0.0027539730072021