INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njeriu i vitit 2100, si teknologjia po ndryshon trupin tonë [VIDEO]

Njeriu i vitit 2100, si teknologjia po ndryshon trupin tonë [VIDEO]

Publikuar më: 10:51 28-06-2019

Telefonët smart kanë ndryshuar tashmë cdo pjesë të mënyrës sesi ne jetojmë, kanë ndryshuar përditshmërinë tonë dhe ne jemi bërë skllavë të tyre.

E duke iu bindur në mënyrë kaq të verbër përdorimit të telefonëve ne jemi duke shkaktuar ndryshime të dukshme edhe në trup, në fizikun tonë.

Disa shkencëtarë ngrenë alarmin për mënyrën sesi njeriu do të duket në të ardhmen nëse qëndrimi ndaj telefonëve vijon në këtë mënyrë. Ata kanë krijuar një model 3D të njeriut të quajtur Mindy duke na ofruar një ide të qënies njerëzore në vitin 2100.

E sic duket nga pamjet njeriu do të ketë një kurriz të kthyer, duar të fiksuara sikundër mbajmë telefonin në dorë, dhe qepalla të dyfishta. Pra shkurtimisht njeriu do të duket si një zombi.

Duke qëndruar me orë të tëra me kokën poshtë duke parë telefonin qafa sforcohet duke bërë që kolona vertebrale të humbasë ekuilibrin, është ky shpjegimi që japing mjekët ekspertë.

Sipas tyre edhe të qëndruarit ulur para kompjuterit në shtëpi apo në zyrë është edhe më keq pasi trupi ynë do të kthehet tërësisht, duke ndryshuar strukturën.

Ata shpjegojnë se edhe shikimi po pëson ndryshime dhe mund të prekemi nga astenopia,që nënkupton dobësim të shikimit që mund të cojë që trupi ynë të prodhojë qepalla të dyfishta në mënyrë që të na mbrojë nga drita e telefonëve.

Pak ditë më parë mjekë australianë dhanë alarmin se për shkak të përdorimit të tepruar të telefonit tek të rinjtë po zhvillohet disa masa të caktuara në tru. Mesazhi i tyre është i qartë telefonët po ndryshojnë cdo pjesë tonën dhe duhet ti marrin ne në kontroll dhe jo e kundërta.

Article Logic
Execution time: 0.0040490627288818